Ballina Lajme Fier/Vihen në pranga 3 shtetas, procedohen në gjendje të lire 7 të...

Fier/Vihen në pranga 3 shtetas, procedohen në gjendje të lire 7 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

1
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasin N. R., 21 vjeç, banues në Patos, si dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit M. T., 25 vjeç, banues në Patos dhe A. B., 39 vjeç, banues në Lushnjë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë, këtyre shtetasve iu janë gjetur doza me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin Sh. S., 29 vjeç, banues në Kashishtë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj prindërve të tij dhe i ka kanosur ata me fjalë. Po këta specialistë referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit F. LL., 56 vjeç dhe A. Ll., 41 vjeç (vëllezër), banues në Shën Pjetër, pasi janë konfliktuar me njëri-tjetrin, për motive pronësie. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mallakastër ndaluan shtetasin D. M., 26 vjeç, banues në Mallakastër, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me 1 shtetase të mitur 15 vjeçe. Gjatë kontrollit të banesës së 26-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një armë gjahu, që e mbante pa lejen përkatëse. Po këta specialistë referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për 2 shtetas të mitur 16 vjeç, pasi ditën e djeshme, për motive të dobëta, janë konflikuar fizikisht dhe kanë goditur me sende të forta, 2 bashkëmoshatarë të tyre. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Divjakë referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. Zh., 37 vjeç, pasi dyshohet se ka zënë një sipërfaqe toke, në pronësi të një shtetasi tjetër. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Fut
Write to