Ballina Lajme Kronike Fier/Vihen në pranga 2 shtetas, procedohet në gjendje të lirë 1 shtetas...

Fier/Vihen në pranga 2 shtetas, procedohet në gjendje të lirë 1 shtetas dhe shpallet në kërkim 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale.

1

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mallakastër arrestuan në flagrancë shtetasin V. B., 60 vjeç, banues në Hekal, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (kosore), shtetasin R. B., 61 vjeç, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Divjakë ndaluan shtetasin B. D., 36 vjeç, banues në Divjakë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij. Po këta specialistë referuan materialet në Prokuroi dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për një shtetas 17 vjeç, i cili dyshohet se ka vjedhur një shumë parash, në banesën e shtetases F. S., në fshatin Çermë Sektor. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin E. K., 27 vjeç, banues në Libofshë, pasi dyshohet se nëpërmjet telefonit, ka kanosur ish-bashkëjetuesen e tij. Vijon puna për kapjen e 27-vjeçarit. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.