Ballina Lajme Fier/Procedohen në gjendje të lirë 4 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Fier/Procedohen në gjendje të lirë 4 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

1

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar të DVP Fier referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin B. A., 49 vjeç, banues në Cakran, për veprat penale “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve” dhe “Punësimi i paligjshëm”, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në 2 automjete kamionë në pronësi të subjektit që administronte 49-vjeçari, u gjetën materiale inerte, pa dokumentacionin përkatës. Gjithashtu, rezultoi se njëri prej shoferëve të kamionëve, nuk ishte regjistruar si i punësuar në këtë subjekt. Në vijim të veprimeve procedurale, u sekuestruan rreth 45 tonë materiale inerte dhe mjetet me të cilat ato transportoheshin. — Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mallakastër referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin G. B., 30 vjeç, banues në Ballsh, pasi dyshohet se ka mbajtur pa dëshirën e saj, në banesë, një shtetase (e fejuara e tij). Po nga këta specialistë u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit A. L., 19 vjeç dhe E. Q., 20 vjeç, banues në Ballsh, pasi duke qarkulluar me një motomjet, nuk i janë bindur udhrit të punonjësit të Policisë, për të ndaluar. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.