Identifikohet dhe ndalohet 58-vjeçari, i cili, duke drejtuar automjetin, aksidentoi me pasojë vdekje shtetasin Y. S. dhe më pas u largua nga vendngjarja. Në datën 02.11.2022, rreth orës 17:30, në aksin rrugor “Fier-Vlorë”, në fshatin Ferras, shtetasi S. Ç., 58 vjeç, banues në Kraps, Fier, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka aksidentuar me pasojë vdekje, shtetasin Y. T., 70 vjeç, banues në fshatin Fitore, i cili ka qënë duke lëvizur me biçikletë. Pas aksidentit, shtetasi S. Ç. është larguar nga vendngjarja. Si rezultat i një pune intensive hetimore nga specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor të DVP Fier u bë i mundur identifikimi dhe ndalimi i tij. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.