Kryeministri iu përgjigj interesimit të një nxënësi ekselente duke pohuar se qeveria nuk do të mbështesë dhe finacojë më ata që përfundojnë studimet në universitete të njohura në botë, por ata jo vetëm nuk kthehen në Shqipëri, por nuk shprehin as një falënderim.
Në këtë bashkëbisedim me rinj, vajza e djem të talentuar të këtij qyteti, diskutoi ide dhe sugjerime se si dhe çfarë mund të bëhet më mirë për të ardhmen e tyre.
Rama tha se po punojmë për të hapur një degë për Infermierinë dhe Mjekësinë duke shfrytëzuar Spitalin Memorial të Fierit. “Hapja e këtij Fakulteti, nuk është si më parë që hapeshin si kërpudha gjithandej dhe u jepej studentëve iluzioni sikur po diplomoheshim dhe mbeteshin me një diplomë pa asnjë vlerë dhe mbeteshin me atë në dorë pa qenë gjendje të ofronin asgjë.
Ne po punojmë për këtë fort dhe po punojmë për të nxitur sa më shumë ndërkombëtarizimin e universiteteve.
Ne nuk mund të shkojmë larg me universitete të mbyllura në vetvete na duhen universitete të lidhura me botën, me programe të përbashkëta dhe me diploma të përbashkëta në afatmesëm”, tha Kryeministri.
“Mos e ngatërrojmë, një Fakultet Mjekësie i cili të jetë një fakultet ekselence i lidhur me Spitalin Memorial të Fierit”. Ky takim është mbyllur mes një atmosfere të krijuar nga tingujt e një violine./Tv Kombi