Vihet në pranga pronari i dyqanit ku u gjetën pajisjet e kontrabanduara, i cili duke mos e regjistruar këtë biznes, iu shmangej detyrimeve tatimore. Në vijim të kontrolleve në subjekte të ndryshme tregtare në qark, për të parandaluar, evidentuar dhe goditur krimet ekonomike, specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Fier organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Tregu”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi: -G. K., 42 vjeç, banues në Fier, për veprat penale “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, “Ushtrimi i aktivitetit pa liçensë”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”. Nga kontrolli i ushtruar në biznesin (servis celularësh) e 42-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën dhe u sekuestruan, 17 aparate celulare, aksesorë celularësh dhe pajisje të tjera elektronike, për të cilat ky shtetas nuk dispononte fatura tatimore. Gjithashtu, u konstatua se shtetasi G. K. e ushtronte këtë aktivitet, i paregjistruar në organet tatimore. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, për veprime të mëtejshme.
Ballina Lajme Fier/Finalizohet operacioni policor i koduar “Tregu”, sekuestrohen celularë dhe pajisje të tjera...