Operacionet, nga Komisariati i Policisë Fier, si rezultat i kontrolleve për evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushat e kultivimit të bimëve narkotike dhe armëmbajtjes pa leje.”Baruti”/Me armë zjarri në brez, të gatshme për qitje dhe nën efektin e alkoolit, vihet në pranga 45-vjeçari që paraqiste rezikshmëri për qytetarët dhe sigurinë në komunitet. ”Kreshpan 3”/Goditet një rast tjetër i kultivimit të bimëve narkotike, vihet në pranga autori i dyshuar i kësaj veprimtarie kriminale. Sekuestrohen 1 armë zjarri pistoletë, 1 krehër me 7 fishekë në të dhe bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa që u asgjësuan më pas, nga shërbimet e Policisë. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, në vijim të kontrolleve të pandërprera në automjete, ambiente të ndryshme, si dhe të kontrolleve fizike, në të gjithë territorin e qarkut, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative se një shtetas nën efektin e alkoolit, qarkullonte me armë zjarri, kanë organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Baruti”, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit: -G. T., 45 vjeç, banues në Fier, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, pasi gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë, iu gjet dhe iu sekuestrua një armë zjarri pistoletë me fishek në fole dhe 1 krëhër me 7 fishekë në të. Në vijim të veprimeve, pas kryerjes së testimit, 45-vjeçari rezultoi nën efektin e alkoolit, duke shtuar rrezikshmërinë e mbajtjes pa leje të armës, për jetën e qytetarëve dhe sigurinë në komunitet. — Në vijim të kontrolleve intensive në çdo skaj të vendit, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Kreshpan 3”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi: -F. M., 42 vjeç, banues në Kreshpan, pasi gjatë kontrollit në tokën në pronësi të tij, u gjetën të kultivuara bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.