Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor të DVP Fier referuan materialet në Prokurori, pasi ditën e djeshme, në lagjen “1 Maji”, Fier, automjeti tip “Benz”, me drejtuese shtetasen B. S., 46 vjeçe, banuese në Ballsh, ka aksidentuar shtetasen V. Xh., 57 vjeçe (këmbësore), banuese në Fier, e cila ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.