Vlora po bën përgatitjet e fundit për dy netë feste të madhe. Te shkolla e Marinës do te mbahet festivali Sunëave me i madhi i për këtë sezon dhe qe pritet te behet një traditë e përvitshme në qytetin e Vlorës.
”Kemi 2 momente shumë të rëndësishme për qytetin tonë prandaj dhe sot dua tja përcjellë këtë mesazh. Ky festival identifikon edhe çfarë Vlora është në të vërtet. Do të ketë një ngjarje vibrante, do të jenë dy dite të mbushura plot me aktivitete”, u shpreh Kryetar i bashkisë Vlorë, Ermal Dredha.
Aleksander Gjoka , Renis Gjoka ,Alban Skenderaj , Capital T, Kida, Sardi Strugaj, grupi Burn e shume të tjerë, do të ndezin skenën në Vlorë e cila nuk do të mjaftohet me kaq. Në të njëjtat ditë në Vlorë do të zhvillohet edhe festivali sportiv Summer Up.
Kjo ngjarje do të përfshijë sporte si Yoga, beach volley, street basket, shah, tenis etj. Por ky sezon veror nuk do të mjaftohet me kaq. Gushti në Vlorë do te jete i mbushur me aktivitete.