Pensionistët shqiptarë do të përfitojnë në fund të dhjetorit shpërblim. Gjatë takimit me qytetarët në Kamëz, kryeministri Edi Rama deklaroi se pensionistët do të shpërblehen me 50 mijë lekë. Rama thotë se kjo shumë nuk është e madhe mirëpo është një lehtësim që do t’u japë një buzëqeshje në fund të vitit.
‘Në vitin 2023 do të kemi dyfishin e buxhetit të vitit 2013. Kemi shumë më tepër buxhet për të mbrojtur njerëzit nga kjo goditje e tretë. Nuk është e lehtë për ta përballuar siç mund të ishte njëra apo tjetra. Ishte një lloj ndjesie që ja iku dhe kjo dhe do përmirëoheshin. Por ndodhi kjo. Duhet të fokusohemi tek mbrojtja e atyre që janë më të dobët. Prandaj kemi rritur dy herë pagën minimale këtë vit. Paga minimale do shkojë në 360 mijë lekë të vjetra, mbase dhe në 380 mijë lekë në fazën e dytë të vitit tjetër. Në fillim të dhjetorit do i japim një suport tjetër prej 50 mijë lekësh secilit. Nuk është shumë por është një shumë që ata e kanë pasur dhe do e kenë sërish këtë vit. I lehtëson dhe i jep një buzëqeshje të fundvitit.” deklaroi Rama.