Ballina Lajme “Festa Olimpike” sot në Tiranë, kufizime në qarkullimin e makinave në disa...

“Festa Olimpike” sot në Tiranë, kufizime në qarkullimin e makinave në disa akse rrugore të kryeqytetit

1

“Festa Olimpike” e cila do të zhvillohet sot në Tiranë, do të sjellë një kufizim të lëvizjeve të makinave në kryeqytet. Bashkia e Tiranës dhe policia informojnë se qarkullimi i automjeteve për ditën e sotme nga ora 08:00 deri në orën 15:00, do të kufizohet në segmentet e mëposhtme:

  • Rrugët përreth stadiumit “Air Albania”;
  • Rruga “Papa Gjon Pali II” segmenti nga kryqëzimi me rrugën “Gjergj Filipi” deri në kryqëzimin me rrugën “Ismail Qemali”;
  • Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” segmenti nga kryqëzimi me rrugën “Ismail Qemali” deri në kryqëzimin me rrugën “Lek Dukagjini”;
  • Rruga “Abdyl Frashëri”, segmenti nga bulevardi “Dëshmorët e Kombit” deri në kryqëzimin me rrugën “Ibrahim Rugova”;
  • Rruga “Lek Dukagjini”deri tek sheshi “Federik Chopen”.

Qarkullimi i automjeteve do të vazhdojë në rrugët: rruga “Ismail Qemali”, rruga “Ibrahim Rrugova”, rruga e “Elbasanit”. Itinerari i lëvizjes së mjeteve të linjave urbane do të vazhdojë si më poshtë:

  • Linja Nr. 2 ‘Teg – Sauk i Vjetër – Kopshti Zoologjik – Ish Stacioni i Trenit” do të devijohen në rrugën “Ibrahim Rrugova” dhe në Bulevardin “Bajram Curri”;
  • Linja Nr. 13 “Tirana e Re” do të devijohen në rrugën “Ibrahim Rrugova” dhe në Bulevardin “Bajram Curri”.

Ceremonia e hapjes së projektit Ekipet Sportive përfshihen 10 000 nxënës, 22 000 pjesëmarrës, 700 skuadra nga 61 bashki të Shqipërisë dhe 350 trajnerë.

/rtsh.al/