Ballina Lajme Festa kthehet në tragjedi, i moshuari në gjendje të dehur vret 50-vjeçarin...

Festa kthehet në tragjedi, i moshuari në gjendje të dehur vret 50-vjeçarin në Greqi

66

Greqi- Një festë është kthyer në tragjedi pasi një 50-vjeçar u vra me armë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:30 të mëngjesit të sotëm, 1 tetor në një apartament në Agios Panteleimonas.

Sipas informacioneve, shtëpia ndodhet në rrugën Miron në Agios Panteleimon dhe në të jetonin një burrë 50-vjeçar dhe një grua 45-vjeçare nga Gjeorgjia.

Mediet greke shkruajnë se në shtëpi ka pasur një festë dhe mes të ftuarve ka qenë edhe autori, i cili është 74 vjeç. Në provat e para thuhet se ai është dehur, dhe në gjendje delirante ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar burrin dhe gruan. 50-vjeçari ka mbetur i vrarë ndërsa 45-vjeçarja është dërguar në spitalin “Gennimatas”.

Vajza 12-vjeçare e çiftit ishte gjithashtu në shtëpi me dy shoqet e saj, përkatësisht 11 dhe 12 vjeç.

  • 74-vjeçari u arrestua por policia greke nuk ka mundur ende t’ia marrë dëshminë për shkak se është ende në gjendje të dehur./Albeu.com