Ballina Lajme Festa e “Novruzit”, fluks besimtaresh ne Teqene e Hambarit ne Cakran, Fier

Festa e “Novruzit”, fluks besimtaresh ne Teqene e Hambarit ne Cakran, Fier

2

Sot festa e  “Sulltan Novruzit”per besimtaret Bektashinj. Simbolika e kesaj dite shpjegohet me ringjallerimin e kesaj dite pranverore , lind shpresa, ringjallja për gjithë njerëzimin. Ajo është një ditë e re, kur të gjithë shpresojnë për një të ardhme më të mirë.Teqeja e Baba Selimit ne Hambar te Cakranit si cdo vit ka pritur me qindra e mijera besimtare . Me qindra automjete me besimtare i jane drejtuar prej oreve te para te mengjesit te sotem vendit te shenjte per tju bashkuar peligrinazhit dhe riteve te kesaj dite .Perpos kesaj dite te shenuar per besimtaret Bektashinj per tju drejtuar teqese se Baba Selimit ne Hambar te Cakranit ne Fier , shume prej tyre nuk kane mundur te shkojne ne destinacion por jane kthyer mbrapsht per shkak te bllokimit te rrugeve nga fluksi i automjeteve. Per besimtaret bllokimi i mjeteve ka ardhur si pasoje e situates se rrugeve te ngushta dhe te amortizuara. Jane mbi 3 km rruge qe te cojne ne drejtim te ketij vendi te shenjte ne Hambar te Cakranit dhe prej vitesh nuk ka pasur investimeve ne kete rruge megjithese ne kete dite ky vend i shenjte vizitohet nga mijera besimtare nga te gjitha rrethet e vendit.

Nevruzi” vjen nga persishtja dhe do të thotë “Dita e re”, ndërsa “Sulltan” është titulli i lartë që tregon rëndësinë e kësaj dite. Festa e Sulltan Novruzit ka mbërritur në viset shqiptare së bashku me besimin bektashian, në shekujt XV-XVI.