Ballina Lajme Festa e Kurban Bajramit, kryeministri Rama dhe presidenti Begaj urojnë besimtarët myslimanë

Festa e Kurban Bajramit, kryeministri Rama dhe presidenti Begaj urojnë besimtarët myslimanë

2

Kryeministri Edi Rama ka uruar besimtarët myslimanë me rastin e Kurban Bajramit.

“Gëzuar Kurban Bajramin”, shkruan kreu i qeverisë krahas një fotoje që ka shpërndarë në rrjetet sociale.

 

Edhe presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka uruar besimtarët myslimanë me rastin e Kurban Bajramit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Begaj është shprehur se Kurban Bajrami bart mesazhin e sakrificës sublime  duke mundur egoizmin, zemërimin dhe lakminë.

Sipas kreut të shtetit, reflektimi i gjithsecilit bën të mundur një shoqëri më të mirë e më të drejtë.

“Përzemërsisht i uroj Kurban Bajramin besimtarëve myslimane shqiptarë! Kurban Bajrami bart mesazhin e sakrificës sublime  duke mundur egoizmin, zemërimin dhe lakminë. Kurban Bajrami është akt arsyeje dhe vullneti, me anë të të cilit ne kuptojmë madhështinë e mesazhit hyjnor dhe përpiqemi të përmbushim rolin tonë për të bërë të mira e për t’iu gjendur pranë atyre që nuk kanë mundësi. Vetëm ky reflektim i gjithsecilit bën të mundur një shoqëri më të mirë e më të drejtë. Gëzuar për shumë vjet Kurban Bajramin!”, shkruan Begaj në Facebook.