Misteri i Vangeliya Pandeva Gushterova, e njohur si Baba Vanga, ka lënë pas vetes histori dhe parashikime të rralla. Deri në vitin 5079, gruaja nga Bullgaria ka profetizuar qindra parashikime, ndonëse shumë prej tyre janë konsideruar të pamundshme të ndodhin.
Por çilat janë parashikimet e saj për vitin që po vjen?
Sipas Baba Vangas, në vitin 2023, fëmijët do të zhvillohen në laboratorë, e prindërit do të mund të vendosin për gjininë dhe ngjyrën e fëmijës.
Gjithashtu, Baba Vanga kishte “paralajmëruar” se një vend i madh do të testojë armë biologjike mbi vende të tjera. Në këtë sulm “do të vdesin mijëra njerëz”, shkruan “Indiatvnews”.
Ajo ka paralajmëruar se do të shpërthejë një termocentral bërthamor në kontinentin e Azisë. Ky shpërthim, sipas Baba Vangas, mund të ndikojë në Indi.
Ndërsa, për vitin që po lëmë pas janë, Baba Vanga pati parashikuar përmbytje.
Ajo pati thënë se Australia dhe zonat e Azisë do të goditeshin nga “periudha të forta të përmbytjeve”.
Në mars të 2022-s, Australia shpalli emergjencë kombëtare për shkak të një serie përmbytjesh në rajonin lindor.
Ndërsa, Pakistani ka përjetuar përmbytje rekord nga qershori deri në tetor, duke prekur 33 milionë njerëz në vend.
Kush është dhe çfarë ka bërë Baba Vanga?
Gjatë tërë jetës së saj, Vanghelia Pandeva Dimitrova, e njohur si Baba Vanga, jetoi e vetmuar. Emri i saj u bë i njohur botërisht për parashikimet e së ardhmes.
E lindur në Bullgari, gruaja mistike që nga fëmijëria pati shikim të dobësuar, e dikur thuhet se e humbi tërësisht. Ajo lindi para kohe, e problemet shëndetësore e përcollën tërë jetën. Babai i saj luftoi në ushtrinë bullgare në Luftën e Parë Botërore dhe nëna i vdiq kur Vanga ishte shumë e re.
Në vitin 1925, ajo u dërgua në një shkollë për persona me aftësi të kufizuara në Zemun të Serbisë ku mësoi për tri vjet. Ajo mësoi alfabetin Braille dhe të luante në piano. Me t’u rritur, ajo thoshte se i ka në posedim disa “aftësi paranormale”, që as vet nuk mund t’i shpjegonte.
Parashikimet e saj janë të gjalla edhe sot dhe njerëzit diskutojnë për mundësinë e vërtetësisë.