Ballina Lajme Fëmija vdes nga një sëmundje e rëndë, prindërit vendosin dhurimin e organeve...

Fëmija vdes nga një sëmundje e rëndë, prindërit vendosin dhurimin e organeve jetësore të tij

27

Dy prindërit e një fëmije, i cili humbi jetën për shkak të një sëmundje të rëndë, kanë bërë një gjest të madh humanitar, duke dhuruar zemrën, mëlçinë dhe veshkën, e këtij të fundit.

Fëmija i tyre humbi jetën në spitalin Papa Giovanni XXIII në Bergamo, pasi vuante nga një sëmundje e rëndë.

 

Për ta bërë fëmijën e tyre “të pavdekshëm”, prindërit vendosën dhurimin e një sërë organesh, të cilat iu transplantuan 4 fëmijëve të tjerë, duke shpëtuar kështu jetët e tyre. Një ndër ta ishte dhe një djalë 7-vjeçar, të cilit iu transplantua zemra e dhuruar.

Falë këtij vendimi humanitar 7-vjeçari arriti të mbijetonte. Transplanti i zemrës u krye nga ekipi i drejtuar nga kirurgu Domenico Pinelli.

Ndërsa 3 fëmijë të tjerë përfituan veshkat dhe mëlçinë e të miturit të ndjerë.

Transplantimi i tyre u bë njëkohësisht në 3 salla kirurgjikale, ku u angazhuan 50 persona nga personeli mjekësor, në një operacion që zgjati rreth 13 orë.

Mediat shprehen se autoritetet mjekësore në Itali kanë ndërmarrë një nismë, e cila ka si qëllim marrjen e organeve të personave që humbin jetën, për t’i transplantuar më pas tek personat që kanë shanse më të larta për të jetuar, patjetër nëse pacienti ka pranuar marrëveshjen para se të vdesë, ose nëse të afërm të tij bien dakord.