Ballina Lajme Fëmija 1 vjeç u infektua me HIV, prindërit akuzojnë QSUT

Fëmija 1 vjeç u infektua me HIV, prindërit akuzojnë QSUT

1

Prindërit e 1 një fëmije të mitur kanë denoncuar në News 24, infektimin e foshnjës së tyre me HIV gjatë mjekimit në QSUT. Përpara kamerave ata kanë rrëfyer se foshnja 1 vjeç ishte shtruar në pediatri në Nëntor të vitit 2021 pasi vuante nga bronkopneumonia dhe dyshimet e tyre janë se është infektuar pikërisht në spital, duke qenë se të dy prindërit rezultojnë negativ.

Mjeku infeksionist, Ilir Alimehmeti konfirmoi se infektimi me HIV në spital është një fenomen që ndodh kudo në botë, edhe pse në raste tepër të rralla. Ai tregoi se cilat janë rrugët e transmetimit.

Mjeku rrëfeu se si është vepruar në raste të ngjashme në vende të rajonit dhe gjetkë.

Prindërit e vogëlushit, kanë vendosur në dispozicion të News 24 të gjitha komunikimet që kanë pasur me mjekët dhe zyrtarët shëndetësorë. Ata kanë kërkuar në mënyrë të vazhdueshme një takim me ministren Ogerta Manastirliu, por kjo gjë nuk është mundësuar. Në këto kushte, ata kanë lidhur një urë komunikimi me zyrtarë të tjerë. Në mesazhe, shihet se prindërit kanë biseduar me zv.ministren Mira Rakacolli dhe shefen e ISHP, por pa mundur të marrin sqarime të detajuara.

Gjithashtu ata i janë drejtuar prokurorisë, ku prokurori Hysi vendosi mosfillimin e hetimit për çështjen duke argumentuar sipas tij, që personat e kallëzuar nga dy prindërit nuk kanë bërë akte të përafërta me neglizhencën mjekësore dhe sipas tij, nuk kanë konsumuar një vepër penale. Por ky vendim, u kundërshtua nga Gjykata e Shkallës së Parë në Tiranë, që u shpreh se ka gjurmë të neglizhencës mjekësore dhe kërkoi rifillim të hetimit. Aktualisht, çështja do të vendoset në Gjykatën e Apelit.