Familjarët e Hamide Magashit, gruas shtatzënë 35-vjeçare, që dyshohet se u vra sot në hapësirën e QKUK-së, kanë mbërritur në vendngjarje.
Sipas medieve kosovare, familjarët e Magashit janë parë në gjendje të rëndë emocionale, pasi e kanë kuptuar lajmin për të afërmen e tyre.
Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti e ka konfirmuar për Gazetën Express se viktima rreth 35-vjeçare që dyshohet se u vra në oborrin e QKUK’së është Hamide Magashi nga fshati Llugaxhi i Lipjanit.
Ndërkaq, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti për Gazetën Express tha se dyshimet e para sugjerojnë së bëhet fjalë për vrasje.
“Rreth orës 18:00, kemi pranuar informatën për një trup të pajetë, në oborrin e QKUK-së në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe ekipi mjekësor të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës, femër, rreth 35 vjeç. Mbështetur në informacionet e para, dyshimet e ngritura sugjerojnë se bëhet fjalë për vrasje. Aktualisht policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim dhe po vijon ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, me qëllim sqarimin e plotë të ngjarjes”, ka thënë ajo për gazetën./express/