Në vijim të turit të takimeve në terren për zgjedhjet lokale të 14 Majit, së bashku me ekipin e fushatës, kandidati i koalicionit Bashkë Fitojmë Evdar Kodheli është ndalur në fshatin Vjosë. Sipas pasqyrimit medietik të takimit të bërë theksohet: “Banorët na përcollën shqetësimet që kanë si pasojë e neglizhencës së qeverisjes lokale, teksa njëzëri, nevojën për ndryshim e cilësuan emergjencë, për t’i dhënë frymëmarrje zonës së tyre të zhytur në varfëri e shpopullim.
Para banorëve prezantuam platformën tonë elektorale, dhe theksuam se në fokus të bashkisë së ardhshme do të jetë fuqizimi i bujqësisë, blegtorisë dhe bizneseve”. Ndërsa nga ana e tij kandidati Kodheli do të shprehej: “Stafi ynë në drejtimin e bashkisë nesër do ti vijë në ndihmë nesër të gjithë fermerëve dhe blegtorëve të zonës duke i shitur prodhimet e tua në kohën e duhur dhe me cimin e duhur e them këtë pasi bashkia e Fierit e ka për detyrë të gjejë tregje për shitjen e produkteve tuaja, Bashkia nuk është tregtare por ka për detyrë tu ndihmojë për gjetjen e tregjeve sesi biznesi në kooperim me fermerët dhe blegtorët të shesin këto produkte.
Ne e kemi programin e bujqësisë një prioritet tonin sepse, Fieri ka një sipërfaqe prej 694 kilometra katrorë dhe ka sipërfaqen e tokave të punueshme më të madhe në republikë se çdo bashki tjetër. Nëse ne si bashki e vëmë në shfrytëzim të gjithë këtë sipërfaqe të punueshme, nëse ne si bashki iu vijnë në ndihmë fermerëve tanë me rrugët e aksesit, duke bërë kanalizimet e vaditjes dhe kullimit atëherë do të rritet rendimenti i prodhimit të tokave. Administrata e bashkisë duhet të punojë hap pas hapi me të gjithë fermerët dhe biznesin që ndodhet në zonë.
Duke përkrahur biznesin ata kanë nevojë për punëtorë që të kryejnë punën e tyre dhe ne do ti japim përkrahjen maksimale biznesit por nën mbikëqyrjen tonë.”,-është shprehur Evdar Kodheli në këtë takim. Ë mesazhin politik në këtë takim është kërkuar që të gjithë të mendojnë për të ardhmen dhe të mirën e përbashkët. Sipas këtij kolaicioni 14 Maji, nuk është thjesht destinacioni i rrugëtimit tonë të pandalshëm, por nisja e një sfide akoma më të madhe.