BRITANI E MADHE- Eurovision 2023 do të nisë mbrëmjen e së martës, më 9 maj, me gjysmëfinalen e parë. Një nga favoritët e mëdhenj të garës së këtij viti, Finlanda, do të garojë në natën e parë për të pretenduar një vend në finale.
Greqia e përfaqësuar nga Victor Verniocos dhe Qipro nga Andrew Lambrou do të shfaqen në gjysmëfinalen e dytë, e cila do të zhvillohet të enjten më 11 maj, shkruan “Protothema”.
Rendi i këngëve dhe performancave të vendeve të gjysmëfinales së parë:
1. Norvegjia
2. Malta
3. Serbia
4. Letonia
5. Portugalia
6. Irlanda
7. Kroacia
8. Zvicra
9. Izraeli
10. Moldavia
11. Suedia
12. Azerbajxhani
13. Republika Çeke
14. Holanda
15. Finlanda