Është zbardhur zhdukja e djalit 16 vjeçar Mariglen Gjonaj, për fat të keq është konfirmuar vrasja e tij.
Shtatë vjet më pas, u zbulua se djali 16 vjeçar u vra në një përpjekje për ta plaçkitur atë.
Eshtrat e Mariglen Gjonaj u gjetën në muajin prill 2022 në Fushë Kuqe, Kurbin, qarku Lezhë.
Kristian Cenaj, 30 vjeç, akuzohet se e vrau djalin 16 vjeçar Mariglen Gjonaj në vitin 2015, me qëllim grabitjen e një ore Rolex dhe një varëseje floriri.
Mbetjet kockore të gjetura në Fushë Kuqe u analizuan nga policia shkencore dhe u konfirmua se i përkisnin shtetasit Mariglen Gjonak, 16 vjeç me banim në Kurbin.
Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë Drejtues i Parë Vehbi Bushati dhe Prokurori i Prokurorisë Kurbin Bardhyl Shehu, dolën para pak me një deklaratë për mediat, për finalizimin e operacionit “Pritja”, për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur në vitin 2015, në Kurbin, ku u vra Mariglen Gjonaj një shtetas i mitur vetëm 16 vjeç.
Strukturat e Hetimit të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, bënë zbardhjen dhe dokumentimim me prova ligjore, 5ë ngjarjes së ndodhur në vitin 2015, në Kurbin, ku u zhduk në rrethana misterioze shtetasi i mitur Mariglen Gjonaj.
Më datë 19 maj 2015, ka rezultuar se në Komisariatin e Policisë Kurbin, ka bërë kallëzim shtetasi F. Gjonaj se nipi i tij, Mariglen Gjonaj, i vitlindjes 1999, banues në fshatin Ferrë Trashë, Kurbin, ishte zhdukur dhe kishin humbur çdo kontakt me të.
Lidhur me këtë kallëzim, Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kurbin ka regjistruar procedimin për veprën penale “Rrëmbimi ose mbajtja e peng e personit” dhe më pas ia ka transferuar dosjen hetimore Prokurorisë për Krimet e Rënda, Tiranë, bazuar në kompetencën lëndore, për shkak se në momentin e ngjarjes, shtetasi Mariglen Gjonaj ishte i mitur (16 vjeç).
Pas hetimit 2-vjeçar nga ana e Prokurorisë për Krimet e Rënda është vendosur pezullimi i hetimeve, pasi nuk ishte bërë i mundur identifikimi i autorit të kësaj ngjarjeje të rëndë kriminale dhe dosja hetimore e pezulluar i ka kaluar strukturave të specializuara të hetimit të DVP Lezhë, për veprime të mëtejshme për zbulim autori.
Në vijim të veprimeve hetimore ka rezultuar së më datë 3 prill 2022, në vendin e quajtur “Shëllinx”, në afërsi të Hidrovorit, në fshatin Adriatik, Njësia Administrative Fushë Kuqe, Kurbin, u gjetën eshtra dhe mbetje kockore humane, të cilat pas ekspertimit biologjik, rezultoi se i përkisnin shtetasit të zhdukur 7 vjet më parë, të miturit 16-vjeçar Mareglen Gjonaj.
Pas rifillimit të hetimeve nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Kurbin, strukturat e hetimit të DVP Lezhë, duke angazhuar ekspertët më të mirë, si dhe duke përdorur metodat speciale të hetimit, nëpërmjet kryerjes së veprimeve të shumta hetimore, marrjes së dëshmive, ballafaqimeve, si dhe analizës së tabulateve dhe qelizave telefonike, në interes të këtij hetimi, kanë bërë të mundur identifikimin e autorit të ngjarjes, shtetasit Kristjan Cenaj, 30 vjeç, lindur në Mamurras dhe banues në Ferrë Trashë, Kurbin.
Në këto rrethana, më datë 10 tetl4 2022 është bërë ndalimi i Kristian Cenaj, i datëlindjes 10.12.1992, lindur dhe banues në Mamurras, Kurbin, për veprën penale “Vjedhja me pasojë vdekjen”, parashikuar nga neni 141 i Kodit Penal.
Ndalimi tij është bërë pasi më datë 18.05.2015, shtetasi në fjalë dyshohet se ka vrarë të miturin 16-vjeçar Mariglen Gjonaj, për përfitim pasuror, konkretisht vjedhjen e disa sendeve me vlerë, si orë dore e markes Rolex dhe varëse floriri etj, që i mituri i ka patur me vete ditën e ngjarjes kur është zhdukur. /noa.al