I dërguari amerikan për Ballkanin, Gabriel Escobar, ka zhvilluar këtë mesditë një takim “kokë më kokë” me kryeministrin Edi Rama, në ambientet e kryeministrisë.
Gazetari Ergys Gjençaj bën me dije se takimi është zhvilluar me dyer të mbyllura, ndërsa mendohet se në fokus të diskutimeve kanë qenë zhvillimet politike.
Kujtojmë se vizita e Escobar vjen në prag të nisjes së fushatës elektorale për zgjedhjet e 14 majit.
Po ashtu zyrtari i lartë amerikan do të zhvillojë takime edhe me krerë të lartë të shtetit, dhe të politikës.
Mes tyre edhe me presidentin e Republikës, Bajram Begaj, me përfaqësues të Partisë Demokratike, me kryetarin e komanduar Enkelejd Alibeajn, Tabakun dhe Bardhin.
Ndërkohë më 12 prill Escobar do të takohet dhe me kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta.