Pas dorëheqjes nga detyra të Enkelejd Alibeajt si kryetar i komanduar i PD-së, sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi, njoftoi dje vendimin për të organizuar një mbledhje urgjente të strukturave të kësaj force politike pas dorëheqjes së kreut të komanduar, Enkelejd Alibeaj.
Bardhi bën me dije se objekt i diskutimeve në mbledhjen e thirrur do të jetë ecuria e PD pas këtij vendimi, gjë e cila sipas tij do të ndodhë në bazë të statutit. Pas largimit të Alibeajt, kryetarit të autorizuar nga Lulzim Basha, lidershipi i kësaj force mbetet në pikëpyetje, ndaj do duhet që partia të mbledhë Këshillin Kombëtar. Jorida Tabaku është nënkryetare po ashtu e PD, por nuk është e autorizuar nga Lulzim Basha për të marrë drejtimin e partisë.
“Pasi jam njohur me deklaratën e Nënkryetarit të Partisë z. Enkelejd Alibeaj, që ushtron përgjegjësinë e drejtuesit të Partisë, se heq dorë nga ushtrimi i kësaj përgjegjësie dhe nga detyra e Kryetarit të Grupit Parlamentar, kam thirrur në një takim urgjent pune për të diskutuar për situatën Nënkryetaren e Partisë znj. Jorida Tabaku, për të vlerësuar mbi zbatimin e nenit 46 të Statutit, në këtë periudhë tranzitore. Sipas nenit 46 te Statutit në mungesë të zgjatur të kryetarit dhe me autorizim të tij, njëri prej tyre zëvendëson Kryetarin.
Në mungesë të këtij autorizimi, duke përfshirë rastet e dorëheqjes nga detyra të Kryetarit, Sekretari i Përgjithshëm mbledh Këshillin Kombëtar, i cili komandon Nënkryetarin që do të drejtojë Partinë deri në rikthimin e Kryetarit në detyrë apo zgjedhjen e Kryetarit të ri”, thekson Bardhi. Kreu i komanduar i PD, Enkelejd Alibeaj njoftoi dorëheqjen e tij nga drejtimi i kësaj force politike pas dështimit në zgjedhjet vendore të 14 majit. Në të njëjtën kohë, Alibeaj ka dhënë dorëheqjen edhe nga drejtimi i Grupit Parlamentar të PD.
Pas humbjes së thellë në zgjedhjet e 14 majit, kryetari i komanduar i PD dhe njëkohësisht kreu i Grupit Parlamentar, Enkelejd Alibeaj, ka dhënë dorëheqjen nga detyrat drejtuese që mbante në parti. Lajmin ai e bëri të ditur përmes një deklarate për mediat, ku tha se merrte përgjegjësi për humbjen.
Tashmë me largimin e Alibeajt si kryetar grupi, nënkryetari Ervin Salianji do të jetë kryetari në detyrë, deri në zhvillimin e mbledhjes së Grupit Parlamentar të thirrur nga Gazment Bardhi.
“Sipas nenit 46 te Statutit në mungesë të zgjatur të kryetarit dhe me autorizim të tij, njëri prej tyre zëvendëson Kryetarin.
Në mungesë të këtij autorizimi, duke përfshirë rastet e dorëheqjes nga detyra të Kryetarit, Sekretari i Përgjithshëm mbledh Këshillin Kombëtar, i cili komandon Nënkryetarin që do të drejtojë Partinë deri në rikthimin e Kryetarit në detyrë apo zgjedhjen e Kryetarit të ri”, thuhej në njoftimin e publikuar nga Gazment Bardhi.
Enkelejd Alibeaj dha dorëheqjen si kryetar i komanduar i PD dhe si kreu i grupit parlamentar demokrat pas humbjes në zgjedhjet vendore të 14 Majit. Enkelejd Alibeaj njoftoi dje dorëheqjen si kryetar i komanduar i Partisë Demokratike pas humbjes në zgjedhjet vendore të 14 Majit.
Në një deklaratë për mediat, Alibeaj tha se zgjedhjet e 14 Majit patën probleme serioze, megjithatë ai theksoi se fillimisht demokratët duhet të analizojnë problemet e brendshme. Alibeaj u shpreh se PD duhet të riorganizohet. Për drejtimin gjatë 1 viti të PD-së si kryetar i komanduar, Alibeaj renditi edhe disa arritje sipas tij. Alibeaj bëri të ditur se ka njoftuar mbledhjen e Kryesisë ditën e premte në orën 12:00.