Ballina Kulture Ermal Meta kthehet në vëndlindje ‘nën petkun’ e shkrimtarit, do të promovojë...

Ermal Meta kthehet në vëndlindje ‘nën petkun’ e shkrimtarit, do të promovojë në Fier librin ‘Nesër e përgjithmonë’’

3

Ermal Meta do të vijë në Shqipëri, ku kësaj here do të jetë nën petkun e shkrimtarit, autor i një libri, e jo si këngëtar. Ndalesa e parë, do të jetë Tirana, kryeqyteti në 26 tetor, ku do të prezantojë librin e tij të titulluar ‘Nesër e përgjithmonë’ në ambientet e sallës ‘Tonin Harapi’ te Liceu Artistik.

Më pas, këngëtari do të kthehet në vendlindjen e tij, në Fier në 27 tetor në Teatrin e Bylisit e për ta mbyllur këtë tur 3 ditor me Shkodrën te ‘Arka’. Ai është në Tiranë me ftesë nga Instituti Italian i Kulturës.

‘Nesër e përgjithmonë’ është një roman i jashtëzakonshëm formues, ku Ermal Meta rrëfen historinë e Kajanit, që rritet mes stuhisë së konflikteve të shekullit XX, një shpirt i ndjeshëm i katapultuar në botë të largëta.