Ballina Lajme ERE merr vendimin e rendësishëm për fashën 800 kWh për dhjetorin?

ERE merr vendimin e rendësishëm për fashën 800 kWh për dhjetorin?

1

Enti Rregullator i Energjisë ka shfuqizuar vendimin për aplikimin e fashës 800 kilovat/orë abonentët familjare pasi qeveria vendosi që të mos e aplikojë atë edhe gjatë muajit dhjetor për shkak të përmirësimit të situatës energjetike në vend.

Pas dy shtyrjesh në tetor e nëntor, ERE vendosi me 5 vota “pro” për shfuqizimin e vendimit edhe për dhjetorin.

Gjithçka ka ndodhur pasi KESH ka pranuar se në fund të këtij muaji gjendja e rezervës energjetike në kaskadën e Drinit paraqitet 735 GWh apo 6.8 për qind më e lartë sesa mesatarja shumëvjeçare.