Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ka mbajtur fjalimin e tij të parë pas fitores në zgjedhjet presidenciale duke mposhtur rivalin e tij Kemal Kiliçdaroglu në balotazh.
Erdogan theksoi se fituesi i vërtetë ishte demokracia turke dhe tha se ai vlerëson çdo qytetar për votën e tyre pavarësisht nga përkatësia e tyre politike. Duke i cilësuar si zgjedhjet më të rëndësishme në historinë e Turqisë, Erdogan tha se qytetarët nuk ranë pre e “komploteve të inxhinierisë politike”.
“Këto ishin një zgjedhje fatale. Edhe një herë, mençuria e popullit të Anadollit i mposhti komplotet e inxhinierisë politike. Përpjekjet për të drejtuar politikën përmes grupeve terroriste dështuan. Demokracia turke dhe kombi janë fituesit përfundimtarë të zgjedhjeve. Fituesi është çdo qytetar që ndihej se i përket këtyre trojeve. Çdo qytetar që ka siguruar mbarëvajtjen e votimit pavarësisht provokimeve është fitues”, tha Erdogani.
Në politikën e jashtme, Erdogan u zotua të forcojë bashkëpunimin ekonomik me vendet e rajonit. Ai tha se beson fuqishëm se bashkëpunimi i fuqishëm në fushën politike, ushtarake dhe ekonomike me vendet mike do të vazhdojë.
“Ne ndërmorëm hapa të rëndësishëm në vitet e fundit, veçanërisht për të zgjidhur problemet me vendet mike”, tha ai.
/rtsh.al/