Ballina Lajme Politike Ende të pavendosur tek Alibeaj, me apo pa kandidatë më 14 Maj?...

Ende të pavendosur tek Alibeaj, me apo pa kandidatë më 14 Maj? Zërat pro dhe kundër 

2

Demokratët e grupit të Alibeajt nuk kanë ende një vendim nëse do të hyjnë në zgjedhjet e 14 Majit me anëtarë në çdo bashki.

Pas mbledhjes së një dite me parë me grupin parlamentar dhe takimit të sotëm me kolegjin e kryetarëve, vijon mbledhja e kryesisë, ku duket se demokratët janë sërish të ndarë.

Burime bëjnë me dije se deputetja Oriola Pampuri, Taulanta Jupi apo anëtari i kryesisë Agron Kapllanaj mbështesin idenë e kandidimit me anëtarë në çdo bashki. Kujtojmë se ky i fundit do të garojë për bashkinë Mallakastër.

Ndërkohë, Kreshnik Çollaku i qëndron mendimit për të mos nxjerrë kandidatë në bashkitë ku kandidatët e primareve kanë premisë fituese.

Vetë Alibeaj një ditë më parë, bëri të ditur se vendimi nuk do të jetë i tij, por i strukturave dhe njoftoi se ky vendim do të merret ditën e sotme. Kujtojmë se ndërkohë është mbledhur edhe kryesia e PS për të vendosur emrat garues të kësja force politike për 61 bashkitë./Opinion.al