Ballina Lajme Endacaku më i njohur në botë humbi jetën pasi bëri dush për...

Endacaku më i njohur në botë humbi jetën pasi bëri dush për herë të parë në më shumë se 70 vite.

1

Agjencia e lajmeve IRNA (Agjencia e Lajmeve të Republikës Islamike) raportoi se të dielën e kaluar në jug të Iranit, në provincën Fars, vdiq “njeriu më i përdalë (endacaku) në botë”. Lypësi i rrugëve Hamou Haji, siç e quanin, humbi jetën në moshën 94-vjeçare, mbasi bëri dush për herë të parë pas më shumë se 70 vitesh.

Qyteti i Dejgah ishte vendi i fundit ku jetoi Hamou Haji, një vetmitar që u bë i famshëm në Iran dhe që luajti, për shembull, në një dokumentar për jetën e tij në vitin 2013, të titulluar “Jeta e çuditshme e Amou Haji”.

Jeta e Haji ndryshoi rrënjësisht kur ai ishte 22 vjeç dhe vendosi të mos bënte dush me ujë e sapun për shkak të disa episodeve në rininë e tij. Eremiti ishte i famshëm në lokalitetin e tij, sepse përveçse nuk bënte dush, thuhej se ushqehej me kafshë të ngordhura dhe pinte llumin e jashtëqitjeve të kafshëve.

Megjithatë, fqinjët e tij në Dejgah e inkurajuan atë të bënte dush sipas informacioneve të agjencisë IRNA dhe, siç do ta kishte fati, vdekja e gjeti menjëherë pas banjës. Pavarësisht gjendjes shëndetësore, Haji në fillim të vitit iu nënshtrua analizave dhe rezultatet treguan se ishte në gjendje të mirë shëndetësore.

Me të mësuar për vdekjen e Hamou Haji, rekordi për një person me kohën më të gjatë pa u larë tani mbahet nga Kailash ‘Kalau’ Singh, me origjinë hindu, i cili nuk bën dush për shkak të “çështjeve me të cilat përballet vendi i tij”.