Policia ka reaguar në lidhje me humbjen në det të të riut në plazhin e Bisht Pallës. Blutë e Durrësit bëjnë me dije se kanë gjetur trupin e pajetë të të riut që u fut për të nxjerrë nga ujërat e detit dy të mitur, por ndërkohë që i ka shpëtuar ata, nuk ka mundur të dalë vetë. Mësohet se u riu që humbi jetën është Anri Kashiku.
Më herët, abcnews.al raportoi në lidhje me ngjarjen në fjalë ku gazetari Leonidha Musaj bëri me dije se gjithçka ndodhi gjatë orëve të mesditës teksa të rinjtë ishin duke u larë në det.
Njoftimi i policisë
Durrës/Informacion shtesë
Në vijim të informacionit paraprak për shtetasin A. K., rreth 18 vjeç, që dyshohet se u fut në det, për të shpëtuar dy fëmijë të mitur, ju bëjmë me dije se: Shërbimet e Policisë Kufitare kanë gjetur dhe kanë nxjerrë nga uji, trupin e pajetë të shtetasit A. K.