Ballina Lajme Emri/ U arrestua 5 ditë më parë, humb jetën në burg 45-vjeçari...

Emri/ U arrestua 5 ditë më parë, humb jetën në burg 45-vjeçari nga Lezha

71

Shtetasi Eduard Koka, 45-vjeç nga Lezha, pesë ditë pas arrestimit ka humbur jetën. Eduard Koka, i cili u arrestua nga policia e Lezhës për drogë, maska dhe armë, mësohet se në orët e para të mëngjesit të 7 qershorit, nuk është ndjerë mirë duke patur probleme me frymëmarrjen dhe temperaturë të lartë.

Gazetari Senad Nikshiqi, raporton se fillimisht stafi mjekësor i burgut i ka dhënë ndihmën e parë, por për shkak të situatës së rëndë që ka patur menjëherë është dërguar drejt urgjencës së spitalit rajonal të Shkodrës dhe pas pak orësh, ka ndërruar jetë duke mos arritur që të mbijetojë.

 

Mjekët e spitalit rajonal janë munduar që të stabilizojnë gjendjen e tij shëndetësore, por ka qenë e pamundur.