Një 38-vjeçar është vënë në pranga ditën e sotme në Elbasan. Mësohet se se i arrestuari ishte i shpallur në kërkim prej kohësh pasi ai ishte i dënuar me burg për tentativë përdhunimi.
Sipas njoftimit të policisë Bekim Skora ishte i dënuar me 3 vjet e 6 muaj burgim për veprën penale ”Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura”, mbetur në tentativë.
Më tej policia bën me dije se Skorës i kanë mbetur për të vuajtur edhe 1 vit e 6 muaj burgim.