Identifikohet e moshuara që humbi jetën dje në Kishën e Shna Ndout në Laç, pasi u rrëzua teksa kryente ritualin fetar.
Bëhet fjalë për 74-vjeçaren, Gjela Biba e cila humbi jetën rrugës për në spitalin e Traumës në Tiranë, si pasojë e plagëve të marra në trup.
Mësohet se e moshuara ishte duke ndezur qirinj në një gur, kur papritur humbi ekuilibrin dhe për pasojë ra nga lartësia në vendin e quajtur ‘shpella e Shna Vlashit’, shumë pranë Kishës. Kujtojmë se dje filloi dhe pelegrinazhi i të martave, ndërsa ky rit nisi me tragjedi.
(BalkanWeb)