Ballina Lajme EMRI/ Mashtronte shtetasit e huaj nga Call Center-i, arrestohet 30-vjeçari

EMRI/ Mashtronte shtetasit e huaj nga Call Center-i, arrestohet 30-vjeçari

31

Policia e Tiranës, ka arrestuar 30-vjeçarin Reval Hysenaj, i cili ishte shpallur në kërkim si pjesë e një grupi të ‘call center’në Korçë që mashtronte shtetasit grekë, duke u futur në llogaritë e tyre bankare dhe duke u marrë të gjithë shumat e parave që kishin.

Arrestimi i tij u bë në rrugën “Dalip Topi” në Tiranë, ku gjatë kontrollit të bërë iu gjet një sasi e lëndës narkotike kanabis.

I riu rezulton të jetë arrestuar edhe në 2020-ën nga policia si pjesë e një grupi criminal, që merrej me trafikun e lëndëve narkotike në Itali dhe Shqipëri.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.