Një grua me origjinë shqiptare ka ndërruar jetë tragjikisht në Itali, pasi është aksidentuar në rrugë.
Mediat italiane bëjnë me dije se viktima, Edmonda Boka, 42-vjeç është përplasur me automjet që drejtohej nga një 18-vjeçar. Mësohet se në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë autoritetet, por nuk ia kanë dalë që ta shpëtojnë.
Autoritetet po punojnë për të zbardhur rrethanat e aksidentit që i morën jetën shqiptares./M.K-dritare.net