Ballina Lajme EMRI/ Aksident në Durrës, një makinë përplas efektivin e policisë.

EMRI/ Aksident në Durrës, një makinë përplas efektivin e policisë.

39

Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme në lagjen nr.11 pranë Maozeleumit të Dëshmorëve në Durrës. Mësohet se nga ky aksident është plagosur një efektiv i Policisë Rrugore i cili po menaxhonte qarkullimin në zonë.

Sipas burimeve, makina e drejtuar nga Renaldo Avdiu, ka përplasur policin Gentjan Hoxhalli, i cili ka qënë me shërbim.

 

Nga raportimet e deritanishme efektivi është dëmtuar lehtë në njerën këmbë dhe ndodhet në spital për të bërë një grafi të këmbës.