Një automjet ka shpërthyer pasditen e sotme në lagjen lagjen “Xhile Liç” të Gramshit, ndërsa dy persona që ndodheshin në mjet, vëllezër, kanë mbetur të plagosur.
Gazetarja e Top Channel Bruna Kërçyku bën me dije se vëllezërit e identifikuar si Algert dhe Erald Mine, janë transportuar drejt Spitalit të Traumës.
Nga informacionet e grumbulluara, rezulton se vëllezërit merreshin me biznes, ku njëri zotëronte një lokal dhe tjetri një mobilieri.
Ende nuk dihen shkaqet e shpërthimit, ndërsa policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton. Nga hetimet paraprake dyshohet për tritol, por mbetet ende një pistë hetimi.
Top Channel