Ballina Lajme Emrat/ Qendra e masazheve në Tiranë ‘folezë’ pr*stitucioni, arrestohet menaxherja dhe punonjësja,...

Emrat/ Qendra e masazheve në Tiranë ‘folezë’ pr*stitucioni, arrestohet menaxherja dhe punonjësja, në kërkim administatori

33

Ditën e sotme, menaxherja e një qendre masazhi në Tiranë dhe punonjësja e saj, kanë rënë në prangat e policisë, pasi kishin kthyer qendrën që menaxhonin në “fole” pr*stitucioni.

Të arrestuarat janë: Marjeta Korfuzi dhe Aida Brahja.

 

Gjithashtu, janë proceduar edhe disa të tjerë, të cilët dyshohet si të përfshirë në këtë veprimtari të paligjshme.

Grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e veprimtarisë së këtij grupi, i cili nën emrin e biznesit për qendër masazhesh, ofronin dhe shërbime të tjera të paligjshme.

NJOFTIMI:
Tiranë/Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshmshe, operacioni policor i koduar “Fusion”. Kishte përshtatur një qendër masazhesh, për veprimtarinë e kundërligjshme të prostitucionit, shpallet në kërkim 19-vjeçari. Vihet në pranga menaxherja e qendrës së masazheve së bashku me një punonjëse, procedohen penalisht 3 shtetas të tjerë.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, pas një pune të mirëfilltë hetimore disamujore, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Fusion”.

Si rezultat i tij:
▪️u arrestuan në flagrancë shtetaset M. K., 26 vjeçe, (menaxherja) A. B., 19 vjeçe, (punonjëse).

▪️u proceduan në gjendje të lirë shtetaset R. S., 28 vjeçe dhe K. K., 19 vjeçe, punonjëse në qendrën e masazheve, dhe shtetasi D. O., 49 vjeç, banues në Tiranë;

▪️u shpall në kërkim shtetasi M. M., 19 vjeç.

Gjatë hetimeve të kryera ka rezultuar se, shtetasi M. M., administronte një qendër masazhesh, në rrugën “Nikolla Jorgo”, me menaxhere shtetasen M. K., dhe përveç aktivitetit të regjistruar ligjërisht si qendër masazhesh, ushtrohej edhe aktiviteti i kundërligjshëm i prostitucionit. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.