5 persona kanë rënë në prangat e policisë së Tiranës pasi shpërndanin drogë në lokalet e natës në kryeqytet.
Në pranga përfunduan Ledjo Gashi, Ergi Saliu, Brajan Lala, Erges Nexhipi dhe Mario Dema ndërsa u shpall në kërkim shtetasi D. B., 34 vjeç.
Gjithashtu, janë sekuestruar rreth 1 kg e 100 gr lëndë e dyshuar narkotike kokainë, 3 automjete, 9 aparate celulare, 710 euro si dhe 149 000 lekë.