Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në ambjentet e Fakultetit Ekonomik në Tiranë.
Mirdaim Axhami Shef Departamenti është konfliktuar me pedagogen Liljana Billa (Elmazi) ish-deputete e partisë Demokratike.
Ndërkohë, pas konfliktit të djeshem, sot është arrestuar Mirdaim Axhami
Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë brenda ambienteve të Fakultetit Ekonomik.
Gjatë konfliktit disa studentë kanë qenë duke zhvilluar provimin e sezonit.
Në fillim, pedagogia ka pretenduar se Axhami e ka goditur ndërsa ai ka pretenduar se thjesht e ka kapur për krahu. Të dy kanë bërë kallëzim pranë komisariatit numër 1 në Tiranë.