Jo pak herë jemi hasur me artikujt e mediave të huaja për emigrantët dhe azilantët shqiptarë. Numri i tyre që sa vjen dhe është në rritje ka shqetësuar edhe vendet e huaja. Së fundmi The Guardian në një tjetër artikull për emigrantët shqiptarë shkruan se azilkërkuesit mbërrijnë e varka të vogla dhe janë bërë tema kryesore e garës së lidershipit konservator në Britani.
“Mos i bëni shqiptarët kokë turku”, e nis The Guardian artikullin e radhës.
Duket se kushtet e vështira të jetesës , lufta në Ukrainë bëjnë që qytetarët ta gjejnë të ardhmen diku tjetër.
Inteligjenca ushtarake ka theksuar se Britania është kthyer në shënjestrën e grupeve shqiptare të krimit të organizuar. Ka shembuj të kriminelëve shqiptarë që janë kthyer pasi janë dëbuar . Por ka edhe nga ata grupe kontrabandiste që paguhen për të transportuar njerëz përtej kufijve.
Agjencia Kombëtare e Krimit duhet të jetë e pajisur më mirë për të penguar bandat e trafikimit.
Por ekzistenca e një aktiviteti të tillë në asnjë mënyrë nuk e justifikon qasjen e përgjithshme të qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar ndaj detyrimeve të përcaktuara në konventën e OKB-së për refugjatët .
Emigrimi i parregullt është një sfidë globale. Një mentalitet i Anglisë së Vogël, i adoptuar për qëllime të ngushta politike, gjithmonë do të dështojë.
(BalkanWeb)