Një 39-vjeçar është arrestuar nga policia e Elbasanit pasi shpërndante lëndë narkotike në doza në afërsi të një shkolle të mesme.
Sipas policisë në pranga ka rënë 39-vjeçari me inicialet R.K, banues në Elbasan.
Gjatë kontrollit fizik dhe në banesën e 39-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, të ndarë në doza, gati për shitje.
Sakaq, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Elbasan, për veprime të mëtejshme./Opinion.al