Ballina Lajme Elbasan/ E shantazhuan në rrjetet sociale për t’i marrë 3000 euro, arrestohen...

Elbasan/ E shantazhuan në rrjetet sociale për t’i marrë 3000 euro, arrestohen autorët

4

Elbasan- E shantazhuan në rrjetet sociale për t’i marrë 3000 euro, përfundojnë në prangat e policisë.

Shtrënguan me anë të kanosjes në rrjete sociale, një shtetas, për dhënien e 3000 eurove, arrestohen në flagrancë 2 shtetas.

Specialistët e Sektorit të Shërbimeve të Specializuara, në bashkëpunim me specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të DVP Elbasan, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative se një person ishte shtrënguar dhe kanosur për dhënien e një shume parash prej 3000 eurosh, kanë regjistruar procedimin penal në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan dhe pas hetimeve proaktive, shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë në kohë, në kuadër të operacioni policor të koduar “Taksisti”, në momentin kur peroni po u jepte shumën e parave të kërkuar, shtetasve të tjerë.

Si rezultat i këtij operacioni u arrestuan në flagrancë

Hysen Paja, 60 vjeç, Xhentila Gjini, 28 vjeçe dhe Sajmir Hima, 42 vjeç, të tre banues në Elbasan, për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, kryer në bashkëpunim.

Nga veprimet hetimore rezulton se shtetasit Xhentila Gjini dhe S. A. kanë shtrënguar një shtetas, duke e kanosur atë në rrjete sociale, për dhënien e shumës prej 3000 eurosh, ndërsa Hysen Paja është porositur nga 2 të arrestuarit e tjerë, për të shkuar me automjetin e tij, me shërbim “Taxi”, për të marrë shumën e parave. Në vijim të veprimeve, janë referuar materialet dhe është proceduar në gjendje të lirë shtetasja A. H., 25 vjeçe, bashkëshortja e shtetasit S. A., e dyshuar e përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar shuma e parave prej 3000 eurosh, 2 automjetet me të cilat leviznin të arrestuarit dhe 6 aparate celulare.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme.