I shumëkërkuari për vrasje me paramendim Marlen Tome (Toma) është arrestuar në Gjermani, ndërsa pritet ekstradimi i tij drejt Shqipërisë.
45-vjeçari është dënuar me 15 vjet burgim nga Gjykata e Durrësit për vrasje me paramendim dhe armëmbajtje pa leje. Ai është dënuar për ngjarjen e vitit 1998 kur në një lokal nate në Durrës, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka qëlluar me armë zjarri rojën e lokalit, i cili ka ndërruar jetë në vend.
“Marlen Tome (Toma), 45 vjeç, banues në Durrës. Gjykata e Shkallës Parë Durrës e ka dënuar këtë shtetas, me 15 vjet burgim, për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municioneve”. Në vitin 1998, në një lokal nate në Durrës, shtetasi Marlen Tome, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka qëlluar me armë zjarri, rojën e lokalit, i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje”, thuhet në njoftimin e policisë.
Ndërkaq, Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Wiesbaden/Gjermani, vijon procedurat për ekstradimin e këtj shtetasi drejt vendit tonë.
/rtsh.al/