Ballina Lajme Ekzekutohet me plumb në kokë në lokal në Kavajë Arjan Gosa

Ekzekutohet me plumb në kokë në lokal në Kavajë Arjan Gosa

0

Kavajë- Ekzekutohe me plumb në kokë në lokalin e tij në Kavajë Arjan Gosa.

Viktima është qëlluar në kokë. Pista kryesore është ajo e hakmarrjes për ngjarjen e ndodhur në mars ku mbeti i vrasë vëllai i viktimës dhe Altin Rexha.

Policia informon se reth orës 18.30, në lagjen Nr. 1, në Kavajë, në një lokal, një person ende i paidentifikuar ka vrarë me armë zjarri pistoletë shtetasin A. G.

Shërbimet e Policisë pas marrjes së njoftimit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë rrethuar zonën, kanë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës për të bërë të mundur kapjen e autorit.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe vijon veprimet hetimore për sekuestrimin e provave me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit.

Paraprakisht nga të dhënat e grumbulluara dyshohet se ngjarja ka ndodhur për motive hakmarrje”- thuhet në njoftimin e policisë.