Ballina Lajme Ekzekutimi mafioz i Gëzim Sinomatajt, FNSH dhe RENEA sërish kontrolle në Vlorë

Ekzekutimi mafioz i Gëzim Sinomatajt, FNSH dhe RENEA sërish kontrolle në Vlorë

24

Policia e Vlorës, FNSH dhe Renea janë vendosur sërish në pikat kyçe të qytetit duke ushtruar kontrolle në automjetet luksoze.

Në fokus të kontrolleve janë edhe automjetet me xhama të zinj.

Qëllimi i këtyre kontrolleve është evidentimi i personave që lëvizin me armë zjarri, sende të forta apo lëndë narkotike.

Kontrolle dhe për arrestimin e personave në kërkim apo eksponentët e krimit. Drejtuesit e automjeteve nxirren nga makina dhe kontrollohen në imtësi.

Është e 5-sta ditë që FNSH dhe Renea ushtrojnë të tilla kontrolle të imtësishme.

Policia ka intensifikuar kontrollet pas ekzekutimit mafioz të Gëzim Sinomatajt në ballkonin e shtëpisë, më 7 janar.

23-vjecari ishte duke pirë cigare në ballkon kur u qëllua për vdekje me snajper. Autorët u arratisën dhe policia arriti të gjente vetëm makinën tip “BMW” që dyshohet se u përdor në krim duke u djegur.

Ditën e djeshme të paktën 15 persona u shoqëruan në komisariat, por ditën e sotme u lanë të lirë pasi nuk kishte prova që i implikonte me ngjarjen e rëndë./albeu.com