Bon- Qeveria gjermane ka miratuar projektligjin e ri për migracionin. Ndër të tjera aty parashikohet dyfishimi i kontingjentit të rregullores së Ballkanit Perëndimor.
Sipas ekspertit B. Maliqi tha se me projektligjin e fundit nuk ka nevojë që të njohësh gjuhën gjermane ose të kesh një kualifikim të caktuar.
Sipas draftit të qeverisë gjermane, mjaftojnë gjashtë pikë për të marrë një vizë njëvjeçare dhe për të kërkuar punë në Gjermani.
-Katër pikë për një kualifikim profesional.
-Tri pikë për përvojën e punës
-Tre pikë për njohuri të mira të gjermanishtes.
-Dy pikë për njohuri të mjaftueshme të gjermanishtes
-Dy pikë për moshën e re (nën 35-vjeçare) ose
-Dy pikë për përvojë pune deri dy vjet.
-Një pikë për lidhjet me Gjermaninë, pra, nëse ke qëndruar më parë në Gjermani për së paku gjashtë muaj.