Ballina Kuriozitete Eksperti jep alarmin: Inteligjenca Artificiale mund të vrasë njerëz pas 2 vitesh

Eksperti jep alarmin: Inteligjenca Artificiale mund të vrasë njerëz pas 2 vitesh

1

Një paralajmërim i ri ka dalë në dritë për Inteligjencën Artificiale (IA). Paralajmërimi se Inteligjenca Artificiale mund të jetë mjaft e fuqishme për të prodhuar përparime që “vrasin shumë njerëz” brenda dy viteve erdhi nga këshilltari special i kryeministrit britanik Rishi Sunak, Matt Clifford.

Duke folur në një kanal britanik online, Clifford tha se politikëbërësit duhet të jenë të përgatitur për kërcënimet që variojnë nga sulmet kibernetike deri te krijimi i armëve kimike dhe biologjike. Clifford, i cili po ndihmon kryeministrin britanik në stafin e agjencisë qeveritare të Inteligjencës Artificiale, tha:

Nëse përpiqemi të krijojmë Inteligjencë Artificiale që është më e zgjuar se njerëzit dhe nuk dimë ta kontrollojmë atë, atëherë kjo do të krijojë një mundësi për të gjitha llojet e rreziqeve tani dhe në të ardhmen. Kjo është arsyeja pse kjo duhet të jetë në axhendën e politikëbërësve. Unë mendoj se ka shumë lloje të ndryshme të rreziqeve me AI dhe shpesh në industri ne flasim për rreziqe afatshkurtra dhe afatgjata, dhe rreziqet afatshkurtra janë në fakt shumë të frikshme.

Ai vuri në dukje se nëse gjejmë mënyra për ta kontrolluar atë, Inteligjenca Artificiale ka potencialin për të ofruar përfitime të paçmueshme për njerëzit.

Nëse evoluon në drejtimin e duhur dhe ne e shfrytëzojmë siç duhet, Inteligjenca Artificiale mund të shërojë sëmundje, bën ekonominë më produktive, na ndihmon të arrijmë në një ekonomi neutrale ndaj karbonit.

Javën e kaluar, një deklaratë e përbashkët e nënshkruar nga 350 ekspertë të inteligjencës artificiale, përfshirë CEO i OpenAI, i cili zhvilloi ChatGPT, paralajmëroi se rreziku i AI që çon në “zhdukjen e njerëzimit” është i afërt.