Ballina Lajme Ekspertët:Simptoma befasuese e kancerit mund të gjendet në thonjtë tuaj

Ekspertët:Simptoma befasuese e kancerit mund të gjendet në thonjtë tuaj

1

Kanceri i mushkërive është një nga format më vdekjeprurëse të sëmundjeve.

Ndërsa mund ta lidhni atë kryesisht me zonën e gjoksit, ekspertët thonë se ekziston një simptomë befasuese që mund të shihni në duart tuaja.

Mjekët në Cancer Research UK thanë se disa njerëz të prekur nga kjo sëmundje kanë gishta dhe thonjtë e fryrë.

Në shumicën e rasteve, mund të mos jetë kancer.

Shenja të tjera dalluese janë:

Të pasurit kollë shumicën e kohës

Kur ju merret fryma duke bërë gjërat që keni bërë pa problem

Kollitja me gëlbazë me gjak në të

Kur keni dhimbje në gjoks ose shpatull

Infeksionet e gjoksit që nuk përmirësohen

Humbje oreksi

Ndjenja e lodhjes gjatë gjithë kohës

Mjekët paralajmëruan gjithashtu se ekziston një lloj shumë i rrallë i kancerit të mushkërive që mund të rritet pikërisht në majë të mushkërive, i cili quhet një tumor Pancoasr.

Shumica e njerëzve që kanë këtë lloj kanceri do të pësojnë dhimbje të forta të shpatullave, ose dhimbje që përshkon krahun.

Pavarësisht çdo simtome që mund të keni është e rëndësishme që nëse keni ndonjë simptomë të pazakontë, të kontaktoni mjekun tuaj të përgjithshëm.