Ballina Kulture Ekspertët zbulojnë: Kjo është data kur duhet ta vendosni pemën e Krishtlindjeve

Ekspertët zbulojnë: Kjo është data kur duhet ta vendosni pemën e Krishtlindjeve

2

Ndërsa festat e fundvitit janë afër, shumë njerëz i vendosin dekorimet e tyre për Krishtlindje në nëntor ndërsa të tjerë në fillim të dhjetorit. Por a ka një kohë të caktuar? Shumë njerëz priren ta dekorojnë nga 1 dhjetori për të shënuar numërimin mbrapsht zyrtar për festimet, dhuratat dhe darkën madhështore.

Por kohët e fundit njerëzit kanë filluar t’i dekorojnë shtëpitë e tyre më herët sapo mbaron Halloëeen-i. Njerëzt mezi presin të hyjnë në atmosferën festive por ekspertët kanë thënë se 27 Nëntori është data më ideale për të filluar të vendosni pemën dhe dekorimet tuaja, shkruan abcnews.al.

Arsyeja? Pikërisht sepse tradita e do katër të diela para ditës së Krishtlindjes. Dhe këtë vit përkon me datën 27 Nëntor. Data për ta hequr pemën e Krishtlindjeve është gjithmonë mjaft strikte. 5 janari, nata e dymbëdhjetë nga dita e Krishtlindjes nga Kisha në Angli, është koha e këshilluar për të hequr zbukurimet. /abcnews.al