Ballina Lajme Ekspertët japin alarmin: Presim një virus agresiv të gripit

Ekspertët japin alarmin: Presim një virus agresiv të gripit

1

Mungesa e qarkullimit të virusit të gripit gjatë viteve të pandemisë covid thonë ekspertët, mund të shkaktojë një numër të lartë të infektuarish. Sipas tyre virusi i gripit është edhe më kokëfortë se sa ai i covid, sidomos tek të sëmuret kronikë.

Deri më tani është thënë se qarkullon virusi i tipit A. Ende nuk është përcaktuar nëntipi i tij

“Pritet që të kemi një sezon gripi. Eshtë sëmundja më e paparashikueshme. Mungesa e qarkullimit të gripit gjatë dy viteve të fundit dhe mund të sjellë rritje të niveleve të gripit, siç ka ndodhur në Hemisferën Jugore”- shprehet Silva Bindo.

Ndërkohë që situata me covid duket më e zbutuar ekspertët bëjnë thirrje të mos ndalet vaksinimi. Kjo pasi mund të rritet numri i infektimeve, por jo i hospitalzimeve apo i vdekjeve .

“Rekomandimi i ISHP është që të dyja vaksinat të bëhen njëkohësisht. Të moshuarit të vaksinohen në të njëjtën ditë në krahë të ndryshëm”– shton Bino.

Edhe pse ritmet e vaksinimit ndaj covid kanë rënë ndjeshëm, qeveria vazhdon të blejë sasi vaksinash pranë kompanisë Pfizer. /Top Channel